Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, nis asfaltimi në lotin 3, segmenti i parë hapet për 3 ose 4 ditë

Shkruar nga Newsbomb
Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, nis asfaltimi në

Punimet për Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë me intensitet, ndërkohë që ka nisur edhe asfaltimi në lotin 3.

Ministrja Balluku këtë mbrëmje ishte në segmentin Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri për të ndjekur punimet, ku tha se për 3 ose 4 ditë do të hapet segmenti i parë i këtij loti.

Ndërkohë, pjesa e mbetur parashikohet të hapet deri në 20 prill.

"Shpresoj  që moti mos të na ndikojë të mos kemi problematika, për shkak të ndonjë shiu dhe ritmi të mos bjerë deri në përfundim të kësaj vepre. Ju parashikoni që për  3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë. Deri më 20 prill parashikojmë  të hapim pjesën e mbetur. I gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga autromjetet ashtu siç u bë me lotin e parë", tha Balluku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu