Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldina”, Rama: Shëndetësia të bëhet pikë referimi në të gjithë rajonin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet paraditen e sotme në themelet ku do të ndërtohet materniteti i ri Mbretëresha Geraldinë. Ai tha se materniteti ka afat tre vite për tu ndërtuar, por që do bëhet në 24 muaj.

Kryeministri Rama tha se vizioni është për ta shndërruar shëndetësinë në një pikë referimi për të gjithë rajonin.

Ndër të tjera ai foli për rritjen e rrogës së mjekur duke thënë se kohë pas kohë do të ketë rritje rroge deri sa të shkoj deri në 40%.

“Nuk mund të mëkatosh me djerësën e qytetarëve në sistemet shtetërore. Ato janë mëkate që shkojnë përtej personales dhe që perfshijë një shumë të rrezikshme dhe shpeshherë si një kancer vdekjeprurës kolektive. Nga ana tjetër unë besoj që ne, jo vetëm jemi në rrugën e duhur, por në këtë rrugë ku po ecën gjithë përpjekja ne kemi mundësinë që të synojmë që Shëndetësia të behet një pike referimi në të gjithë Rajonin sepse kemi mjek të jashtëzakonshëm.  Jo në cdo pikë kemi njerzit e duhur, nga ana tjetër kemi mundësinë të hyjmë në një fazë të re.

Parrtener shtetërorë dhe privat  që ta fuqizojmë makismalisht kapacitetin e sistemit duke mos u lënë trupave të gjithë barrën për të marr me të gjitha edhe shumë përtej misionit dhe kapaciteteve të tyre. E kam fjalën për të gjithë kapacitetet financiare dhe njerëzorë që mund të pritet nga këto sinergji. Po punojmë me ministren për të siguruar që i gjithë zinxhiri të jetë i plotë.

Të gjitha këto duhet të futen në një kornizë, korniza është krijimi i një hapsire komunikimi mes një shërbimi dhe qytetarëve dhe për këtë po punojmë me ministren për të krijuar një sistem ndërverprimi mes qytetarve për nevojë për shërbim dhe autoriteteve të sistemit.

Në mënyrë që të gjitha procedurat e reja mund të zbatohen, të ketë qartësi dhe drejtësi dhe jo disa të nënës dhe disa të njerkës. Ne kemi para 4 vite shumë produktive për sistemin shëndetësor. Që nga qendra spitalore “Nënë Tereza” këtu pas pak kohë, duhet që brenda 24 muash ta vejnë në shërbim dhe do ta bëjmë.

Do bëjmë një rritje graduale, se kur do bëhen 40% kjo varet nga dinamika e të ardhurave,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img