Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punimet në Fushë-Kuqe, njoftimi i Ujësjellësit: Ja cili qytet nuk furnizohet nesër me me ujë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ka lajmëruar mbrëmjen e sotme se për shkak të një avarije në një linjë stacioni energjie 110 KV në Laç-Fushë Kuqe, qyteti i Durrësit nuk do të furnizohet me ujë ditën e nesërme.

Sipas njoftimit të ujësjellësit, ne stacionin e pomapave në rezervuarin e Fushë-Kuqes nuk do të ketë energji elektrike gjatë ditës së martë dhe si pasojë OST-ja do të stakojë energjinë elektrike dhe si pasojë do të ketë çregullime me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Durrësit.

Njoftimi i plotë i ujësjellësit:

Per shkak te nderprerjes se energjisë elektrike ne linjen 110 kV Lac 1-Fushe Kuqe, ne stacionin e pompave ne Fushe Kuqe nuk do te kete  energji elektrike gjate dites se marte, 10.09.2019 nga ora 08.00 deri ne oren 18.00.  OST ka njoftuar se do te stakohet energjia gjate kesaj periudhe kohore dhe per kete arsye pritet te kete crregullime ne furnizimin me uje te pijshem te qytetit te Durresit.  UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve per kete situate te perkohshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu