Punimet e gazsjellësit TAP, banorët në Berat në protesta

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 14-02-2017 Punimet e gazsjellësit TAP, banorët në Berat në protesta

Rreth 300 banorë të fshatit Bregas në Berat kanë dalë sot në protesta kundër punimeve të gazsjellësit TAP.

Mësohet se banorët e fshatit janë ngritur në protesta pasi iu janë shkatërruar rrugët si pasojë e mjeteve të tonazhit të rëndë të përdorura nga kompania. Banorët thonë gjithashtu se si pasojë e punimeve po kalben edhe prodhimet e tyre.

“Janë shkatërruar rrugët dhe prodhimet po kalben. Jemi të izoluar nuk zbresim dot në qytet, ndërkohë rrugën e kemi bërë me lekët tona” mësohet të kenë thënë banorët. 

Prej të paktën 1 viti vijojnë punimet për shtrimin e linjës së gazjellësit TAP i cili ka dëmtuar rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHÇBA prangos punonjësin e policisë në Shkodër (EMRI DHE ARSYEJA)
Përfundon pas 2 orësh takimi kokë më kokë Meta-Lu »
Article Logic
Execution time: 0.012730121612549
array(1) { ["section"]=> string(61) "punimet-e-gazsjellesit-tap-banoret-ne-berat-ne-protesta-68655" }