Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punime në rrugën Levan-Vlorë, ARRSH me njoftim të rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
Punime në rrugën Levan-Vlorë, ARRSH me njoftim të

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nga data 20 shkrurt deri më 29 do të kryhen punimet për asfaltimin e hyrjeve dhe daljeve në urën e Ferrasit dhe të Vjosës, pjesë e rrugës Levan-Vlorë.

Punimet do të kryhen me devijime të pjesshme të trafikut, njëherë në njërën korsi pastaj në tjetrën, duke sjellë ngushtim të rrugës, por pa bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Po ashtu në njoftim thuhet se menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

Njoftimi i plotë:

⚠️Në vijim të punimeve në kuadër të Mirëmbajtjes Rrugore, duke filluar nga data 20.02.2024 deri në 29.02.2024, do të kryhen punimet për asfaltimin e hyrjeve dhe daljeve në urën e Ferrasit dhe të Vjosës, pjesë e rrugës Levan-Vlorë?️

Punimet do të kryhen me devijime të pjesshme të trafikut, njëherë në njërën korsi pastaj në tjetrën, duke sjellë  ngushtim të rrugës, por pa bllokuar qarkullimin e mjeteve.

?Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

?Kompania e mirëmbajtjes në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

?Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese