Policia e Vlorës ka dhënë informacione lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditetn e djeshme në Dhërmi, ku një 44-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga një ndërtesë ku dhe po punonte.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi T.P, 31-vjeç, me detyrë drejtues teknik i komopanisë së ndërtimit që kryente punimet në këtë objekt. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 44-vjeçar që ra nga lartësia e një objekti në ndërtim, gjatë punës, dhe për pasojë humbi jetën gjatë rrugës për në spital, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin T. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit që kryente punimet në këtë objekt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku 44-vjeçari u rrëzua nga ndërtesa ku dhe po punonte. Fatkeqësisht ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital.