Një punëtor shqiptar ndërtimi është plagosur rëndë mëngjesin e kësaj të mërkure në Maltë. pasi është goditur nga një pompë betoni me makinerinë me të cilën po punonte. 44 vjeçari ndodhet aktualisht në spital.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën "Triq Tlettax ta' Dicembru". Identiteti i punëtorit shqiptar nuk bëhet ende me dije.
Një ekip mjekësor u kujdes për 44 vjeçarin në vendngjarje, por më vonë ai u transportua në Spitalin e Përgjithshëm Gozo, ku u konstatua se kishte pësuar lëndime të natyrës së rëndë.
Një hetim magjistral është duke u zhvilluar ndërkohë që Policia dhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë po vazhdojnë hetimet, për dinamikën dhe shkakun e ngjarjes, nëse janë zbatuar apo jo rregullat e mbrojtjes në punë.