Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punëtori ra nga kati i dytë dhe ndërroi jetë, policia vë në pranga pronarin e shtëpisë në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Punëtori ra nga kati i dytë dhe ndërroi jetë, policia

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme 65 vjeçarin, pronarin e shtëpisë nga ku gjeti vdekjen punëtori, i cili ishte duke punuar në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku shtetasi me iniciale shtetasi I. J., 51 vjeç ra nga lartësia, kati i dytë, teksa punonte në shtëpinë e 65 vjeçarit dhe për pasojë humbi jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu