Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punëtorët sezonalë të bllokuar në Qafë Thanë: Kemi 2 ditë, maqedonsi thotë nuk do kaloni! Çfarë bën shteti jonë? Edi Rama...

Shkruar nga Newsbomb
Punëtorët sezonalë të bllokuar në Qafë Thanë:

Punëtorët sezonalë shqiptarë që shkojnë në Maqedoninë e Veriut, prej ditës së djeshme janë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, shkruan newsbomb.al. Ata thonë se autoritetet e vendit fqinj nuk i lejojnë të kalojnë me pretendimin se kanë mungesë dokumentacioni.

Një prej tyre është shprehur se punon prej 10 vitesh në anën tjetër të kufirit, por këtë herë ata nuk janë lejuar të kalojnë, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe kryeministrit Rama.

"Ne jemi 3 veta nga familja që punojmë në Maqedoni. Kam 10 vjet që punoj atje. Dje kam ardhur dhe më thanë nuk do kalosh se kemi urdhër, na kthyen mbrapsht. Disa nuk do ti lejojnë të kalojnë për 3 muaj. Ku do punojmë ne? Ku do hamë?”, ka thënë një prej punonjësve sezonalë.

Sipas tyre, shteti duhet të marrë marrë masa për të zgjidhur këtë situatë, pasi jaën afro 200 persona që kalojnë vetën në mëngjes në Maqedoninë e Veriut për të punuar, shkruan newsbomb.al. Mirëpo, deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e kësaj problematike.

“Çfarë bën shteti jonë? Le të na gjejë punë .Edi Rama thotë që kemi shtetin fqinj, ngrihen njerëzit na kthejnë mbrapsht. Shteti duhet të marrë masa. Mund të jemi rreth 200 veta në mëngjes, që di unë.”

Ndërkohë, nga pala maqedonase janë shprehur se punëtorët sezonalë shqiptarë nuk mund të kalojnë në anën tjetër të kufirit pasi nuk plotësojnë kushtet e vendosura prej tyre për këtë persona. Megjithatë, as vetë punëtorët nuk i dinë specifikisht se për çfarë kushtesh bëhet fjalë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.