Një 48-vjeçare zviceriane ka rënë në prangat e Policisë në Zvicër pasi kishte punësuar ilegalisht disa gra shqiptare në një klub nate për argëtim.
Sipas mediave vendase mësohet se klubi ndodhet në Nürensdorf, ku ditën e djeshme policia e Kantonit të Zyrihut arrestoi nëntë persona.
Gjatë kontrollit në lokal policia gjeti shtatë gra të cilat punon ilegalisht si prostitua apo dhe kameriere. Sipas policisë personat nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune.
Të arrestuarit janë dërguar në zyrën e prokurorit publik në Ëinterthur/Unterland dhe më pas në Zyrën e migracionit për shqyrtimin e masave sipas Ligjit për të huajt, ndërsa gruaja zviceriane duhet t’i përgjigjet prokurorit publik përgjegjës për promovimin e qëndrimit të paligjshëm.