Hapësire reklamuese

Aktualitet

Punë ka por duhen profesionistë... Ja cili qytet e rrëzon shprehjen e famshme të Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Një qytet i vogël me rreth 20 mijë banorë, rreth 50 km larg Elbasanit ndodhet qyteti i Gramshit.

Një qytet plot jetë dhe gjallëri por me një mesatare të standardit të jetesës nga më të ultat në Shqipëri, me vetëm 1 dollarë në ditë, detyrohet të jetojnë banorët e kësaj zone.

Një qytet i përbërë nga banorë kryesisht të rinj në moshë, që kërkojnë nga krerët e institucioneve vendore dhe ata qëndror t’u japin mundësi punësimi të rinjve e të rejave të këtij qyteti. Ashtu si në shumë qytete periferike dhe në qytetet e mëdha, bashkitë dhe deputetët e zonës përkatëse, kanë bërë të mundur me përfaqësuesit e bizneseve të ndryshëm, hapjen e fabrikave të përpunimit të peshkut, rrobaqepësive dhe industris tekstile.

Duke gjetur bashkëpunim dhe kompromis me administratën vendore shumë kompani të huaja dhe shqiptare të përpunimit të peshkut, apo rrobaqepësit e tekstileve të ndryshme, përpunimit të vajit apo produkteve bujqësore, duke përfituar nga standardi i ulët i jetesës dhe nga numri i të rinjve që përmbajnë keto zona, këto kompani kanë gjetur ambientet e përshtatshme për bizneset e tyre që shtrijnë disa degë. Por duket se qyteti i Gramshit nuk është aq me fat.

Përveç një rrobaqepësie të vogël me disa dhjetëra puntore, asnjë industri apo fabrikë tjetër nuk ka shfaqur interes për të shtrirë degët e saj në Gramsh. Edhe pse një vend kryesisht malor, bujqësia dhe blegtoria është një mënyrë e këtyre banorëve për të siguruar jetesën por përsëri papunësia e qytetit ka nivele rekorde.

Vitet e fundit projekti i firmës norvegjeze me ndërtimin e dy hidrocentraleve ka punësuar disa qindra banorë të kësaj nënprefekture, por duket se punimeve të dy hidrocentraleve po u vjen fundi.

Me përfundimin e punimeve të HEC-it të Devollit duket se shumë qytetarë të zonës do rikthehen sërish në stresin e papunësisë.

Nëse përfaqësuesit vendor ëdhe ata politik nuk marin masa t’i paraprinë valës së re të papunësisë që do përballen shpejt banorët e qytetit dhe të zonave përreth, me mbylljen e punimeve të këtyre dy projekteve të medha, atëherë banorët do përballen me kostot e rënda të papunësisë, siç janë konsumimi i drogave dhe mënyrat nga më të ndryshme për mbijetesë, mënyra këto shpesh jo të ndershme.

Duket se "miti" e shprehjes së famshme të kryeministrit: "punë ka por duhen profesionistë" rrëzohet dhe nuk vlen për këtë qytet kur rinia kërkon garanci për të ardhmen. E.Mema/newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu