Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Puna jonë me Metën mbaroi sot”, Balla: I shkarkuari tashmë të presë vendimin e gjykatës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Gurpit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i bëri thirrje politikanëve të “bashkohen në heshtje” për çdo adresim ndaj Gjykatës Kushtetuese, që brenda tre muajsh pritet të shqyrtojë vendimin për shkakrimin e presidentit Ilir Meta.

Balla tha pas seancës parlamentare ku shkarkimi i Metës u votua me 104 vota, se “puna e maxhorancës në marrëdhënien me Metën” mbaroi sot.

“I falenderoj të gjithë deputetët, edhe ata që votuan pro, kundër apo abstenim. Kuvendi u shpreh përmes këtij votimi kaq domedhënës, tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese që të shprehet për këtë vendim brenda një afati prej 3 muajsh. Por është në të mirë të cilësisë së procesit që GJK të marrë kohën e duhur, por brenda këtij afati, kur bëhet fjalë për një çështje kaq të rëndësishme.

I shkarkuari tashmë duhet të presë vendimin e gjykatës. Çdo vendim i gjykatës është i vlefshëm kur pesë prej tyre shprehen pro. Pra kërkon 5 vota në GJK.

Thirrja ime dhe për të gjithë politikanët, duhet të bashkohen në heshtje ndaj çdo lloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbaroi sot”, u shpreh Balla.

Më shumë

spot_img
spot_img