Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Pulia është e jona”, shkatërrohet organizata mafioze që furnizohej me drogë nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
“Pulia është e jona”, shkatërrohet organizata mafioze

Një organizatë mafioze është shkatërruar në rajonin e Pulias, pas rreth tre vitesh hetime nga autoritetet italiane.

Prokurorët italianë bëjnë me dije se organizata mafioze e quajtur “Pulia është e jona” përbëhej nga 43 anëtarë të dyshuar, për 23 prej të cilëve është dhënë tashmë masa paraprake.

Anëtarët e organizatës janë me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe pesë italianë të përfshirë në hetimet e antimafias së Leçes.

Sipas autoriteteve italiane, kjo organizatë merrej me një sërë aktivitetesh të ndryshme kriminale, përfshi trafikun ndërkombëtar të drogës, bazën e të cilës e kishte në Shqipëri.

“Hetimet kanë të bëjnë me një organizatë kriminale transnacionale me bazë në Shqipëri, e aftë për të importuar ngarkesa të mëdha heroine dhe kokaine të ardhur nga Turqia dhe Holanda në provincat e Brindisit dhe Tarantos, e vendpsur më pas në sheshet e ndryshme të rajonit të Pulias dhe në provincën e Reggio Calabria”, bëjnë me dije autoritetet në Itali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll