Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikuan videon e arrestimit të “Ujkut të Cërrikut”, e pësojnë policët në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Publikuan videon e arrestimit të “Ujkut të Cërrikut”,

Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe dhe si “Ujku i Cërrikut” ra në prangat e policisë gjatë megaoperacinit “Tempulli”,

Pas arrestimit të tij, në rrjet me shpejtësi doli video ku Rexhepi shihej në prangat e policisë. Publikimi i kësaj video i ka kushtuar shtrenjtë disa efektivëve të policisë së Elbasanit.

Sipas “Ballkanëeb” mësohet se ndaj efektivëve të cilët morën pjesë në arrestimin e tij është aplikuar një masë ndëshkimore, duke iu shtyrë afatin e gradimit me një vit.

Gjatë operacionit të trumbetuar edhe nga ministri i Brendshëm ranë në pranga 246 persona, ndërsa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale. Në total u sekuestruan 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë dhe tableta ekstazie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese