Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikoi videon e atentatit të prokurorit Ndoja, deputeti del nga SPAK: U qëndroj deklaratave në Kuvend! Erdha për të mos lënë asnjë fije dyshimi

Shkruar nga Newsbomb
Halit Valteri

Deputeti Halit Valteri ka folur pasi ka dalë nga  SPAK ku u thirr pasi ditën e djeshme në Kuvend publikoi pamjet e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, në të cilin mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Valteri në dale të SPAK tha se u thirr në mënyrë që të sqarojë të gjitha detajet, ndërsa shtoi se pjesa tjetër i mbetet prokurorisë.

“Nuk do komentoj  as edhe një gjë. Të gjitha deklaratave të mia që kam  bërë në foltore dhe në intervistë që kam dhënë, u qëndroj, ato deklarat janë publike... Atë se vendos unë as ju po prokurori i çështjes.

Këtu erdha për të sqaruar të gjitha detajet për të mos lënë asnjë fije dyshimi. Këtu është baza e shtetit. Nëse kjo  zbatohet shkon gjithçka në rregull”, tha Valteri në dalje të SPAK.

Kujtojmë se Valteri tha se videon ia vuri në dispozicion babai i shpferit të vrarë, Genci Maloku, për të cilin thotë se e ka takuar rastësisht në një lokal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu