Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Publikoi statusin për vrasjen e çifutëve TRE VJET më parë, policia arreston sot 39 vjeçarin në Durrës (EMRI-FOTO-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c37c04eb3eee8d994e101daccff7b33

Një 38 vjeçar nga Durrësi është arrestuar sot nga policia pasi ka bërë thirrje me përmbajtje ekstremiste.

Në pranga ka rënë Eduard Guza, 39 vjeç banues në fshatin Koxhaj në Shijak.

Antiterrori e arrestoi pasi bëri një hetim të “facebook-ut” të tij, ku vëreheshin thirrje për vrasjen e çifutëve.

Këto thirrje datojnë që në vitin 2017, ndërsa 39 vjeçari përdorte një emër tjetër në rrjete sociale.

“Të shpëtojmë njerëzimin, të vrasim një çift! Bëhuni njerëz, vritni një çifut”, janë këto disa nga mesazhet që Guza shkruante në Facebook. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Njoftimi nga drejtoria e Antiterrorit:

Vihet në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë çifutët.

Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

105963277_282394426296180_5182221483336740316_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img