Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Publikoi foto gjysmë i zhveshur nga mali i shenjtë, turisti rus do të deportohet nga Indonezia

Lajme të ngjashëm

Një turist rus që bëri një foto gjysmë nudo në një vend të shenjtë në Bali, do të deportohet nga Indonezia pasi fotografia u bë virale në internet.

Turisti, i identifikuar si Yuri, ndau një foto të tij gjysmë të zhveshur në malin Agung, pika më e lartë në ishullin indonezian. Banorët e zonës mendojnë se mali Agung, përfaqëson perëndinë Shiva dhe për këtë kërkohet një leje për këdo që dëshiron të ecë në të.

Pas kësaj turistiu rus e hoqi “foton ofenduese” nga Instagramii tij, duke e zëvendësuar me një video ku ai kërkon falje. “Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e mia.

“E vetmja gjë që çoi në atë që ndodhi ishte injoranca ime personale”, ka shkruar ai në postim.

“Pasi studiova kulturën dhe fenë e Balit, kuptova gabimin tim. Agung është një simbol i shenjtë për balinezët. Shiva shkatërron universin në një rreth të vazhdueshëm rilindjesh. Vendasit i nderojnë perënditë dhe besojnë se nëse i zemëroni, do të ndodhë një shpërthim vullkani. Dhe kjo do të çojë në shkatërrimin e ishullit.”, shtoi turisti.

Më shumë