Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Publikoi databazën e të dhënave, Gjykata e Strasburgut rrëzon SPAK: Të mos sekuestrohen serverat e Lapsi.al

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka rrëzuar vendimin e SPAK, për sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al.

Sipas letrës së publikuar në media, ky vendim duhet të qëndrojë deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al dhe vendimit të gjykatëses Ilirjana Olldashi, avokati Dorian Matlija, me kërkesën e gazetarëve të njohur, Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, e referoi çështjen në mënyrë urgjente në GJEDN.

“Më 21 prill 2021, Gjykata (gjyqtari në detyrë), vendosi, në interes të palëve dhe të kryerjes së përshtatshme të procesit para saj, t’i tregojë Qeverisë së Shqipërisë nën Rregullin 39 se autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit nr. 131, dt. 18 Prill të Gjykatës së Shkallës së Parë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit për sekuestrimin e pajimeve të magazinimit të të dhënave dhe kompjuterëve/të dhënave elektronike që i përkasin aplikantit,” shkruhet në letër.

Avokati Matlija i tha BIRN se vendime të tilla merren nga Gjykata e Strasburgut vetëm në rrethana ekstreme kur rrezikohet jeta apo të drejtat shumë thelbësore në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme.

“Në dijeninë tonë, ky është vetëm rasti i dytë që Gjykata jep një vendim të tillë për çështje të lirisë së shprehjes. E para më 2018 kundër Ukrainës dhe e dyta kjo sot”,- tha Matlija.

Mësohet se në masën e sigurisë shkruhet se qeveria shqiptare “nuk duhet të sekuestrojnë asnjë pajisje që ruan të dhëna dhe të dhënat kompjuterike/elektonike të cilat u përkasin aplikantëve”.

Kujtojmë se GJEDN ndërhyn vetëm në rastet ekstreme. Media online Lapsi.al publikoi skandalin e përdorimit të të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste.

Kjo databazë përmbante numrat personalë të identitetit, datëlindjen, vendlindjen, të cilat shoqëroheshin me komente nga patronazhistët e PS-së.

vendimi
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img