Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Publikohet VIDEO/ Shpërthimi me tritol i makinës në Vlorë, Artan Hoxha: Mesazh për familjen…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e shpërthimit të ndodhur në Vlorë 2 ditë më parë, ku makinës së Benard Sinomatajt iu vendos një sasi tritoli.

Në pamjet e videos duket momenti kur makina e parkuar para shtëpisë së familjes Sinomataj hidhet në erë nga tritoli.

Hoxha u shpreh se kjo ngjarje lidhet me dy grupe të fuqishme kriminale në qytetin e Vlorës, ku deri më tani janë vrarë 3 persona. Sipas gazetarit, ky ishte një mesazh për Sokol Sinomataj, për t’i thënë se janë në gjendje t’i bëjnë keq.

“Kjo është një ngjarje e ndodhur më 3 janar dhe automjeti i përkiste shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjes. Mesa di unë ka pasur tre të vrarë dhe ku përfshihen edhe 16 personat e zhdukur në 2016. Duket që në momentin e ngjarjes makina ka qenë e parkuar dhe policia ka thënë se ka një kohë të gjatë të parkuar, por nuk është e vërtetë. Në banesë janë duke u bërë punime dhe tek punimet është dhe garazhi që rrinte makina. Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve.

Personat që kanë vendosur eksplozivin sasia ka qenë e madhe duke bërë që të jetë një shpërthim i fuqishëm. Objektivi ka qenë trembja dhe dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj. Ata nuk ofrohen dot aty, por meqë familjarët për momentin nuk ka asnjë aty kanë përfituar nga raste, Nuk është kollaj të ofrohesh aty. Ky është një mesazh për to, pasi për momentin nuk kanë fuqi që t’i bëjnë më shumë.

Në aktet e shpërthimeve të tilla është e vështirë të gjesh prova materiale por është e pamundur që kur publikohen video de nuk ka reagim. Më duket e pabesueshme sesi nuk ka reagim nga autoritetet por vetëm vijojmë që të mbledhim kufoma”, u shpreh Hoxha.

Video e publikuar nga Abc News

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img