Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

PUBLIKOHET VIDEO/ Pamjet e vrasjes së Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan, autorët i ekzekutuan në prani të dhjetëra dëshmitarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë publikuar pamjet e vrasjes së Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e 4 tetorit 2021, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga emisioni “Në Shënjestër”, viktimat po qëndrojnë pranë një makine jashtë një servisi, ndërkohë që aty afër ndodhet një autobus i mbushur me pasagjerë që po udhëtonin drejt Greqisë, i cili kishte ndaluar për t’u furnizuar me karburant.

albsig

spring

Drejt autoservisit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi të autoservisit, ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë. Vetëm 50 sekonda më pas, siç shikohet edhe nga pamjet, makina tip “Benz” e autorëve del nga servisi dhe ndalon përballë vendit ku Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri po qëndronin në këmbë.

Në fillim nga automjeti del një person i veshur me bluzë të zezë dhe me kapele po të zezë në kokë që qëllon i pari ndaj dy shënjestrave të atentatit, ndërsa më pas del edhe autori tjetër që qëllon mbi viktimat. Më pas ata largohen me shpejtësi nga vendngjarja.

Ekzekutimi i Çollakut dhe Bitrit ndodh në sytë e terrorizuar të dhjetëra pasagjerëve që ndodheshin në këtë moment në autobuz, ndërsa ende ngjarja ka mbetur e pazbardhur, pasi nuk dihet se kush i vrau Ardian Çollakun dhe Lulzim Bitrin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img