Hapësire reklamuese

Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Pak momente pas atentatit në “Astir”, qytetari shikon dy viktimat në makinë dhe vë duart në kokë: Ooo të q**sha ropt!

Shkruar nga Newsbomb
PUBLIKOHET VIDEO/ Pak momente pas atentatit në “Astir”,

Pamjet filmike vetëm pak momente pas atentatit me dy viktima të ndodhur mbrëmë në Tiranë janë publikuar në rrjet.

Në videon e publikuar nga JOQ shihet një grumbull qytetarësh që afrohen te makina tip “Audi” me ngjyrë të bardë, me të cilën po udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, që fatkeqësisht mbetën të vdekur në vend pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Vetëm pas momente pas atentatit, kur në vendngjarje nuk kishhte arritur as policia, është një qytetar që afrohet te xhami i makinës dhe pasi shikon se brenda saj të dy personat janë të vdekur, vë duart në kokë dhe shan me zë të lartë.

Mesa duket, djali ka qenë i njohur i ndonjërit prej viktimave, ndërkohë që një person tjetër mundohet ta qetësojë dhe ta largojë.

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u qëlluan për vdekje pasi kishin lënë lokalin ku po pinin kafe dhe hipën në makinë. Drejt tyre u qëllua më shumë se 30 herë me 2 kallashnikovë, të cilët u gjetën brenda makinës së djegur të autorëve në Thumanë.

VIDEO NGA JOQ

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu