Hapësire reklamuese

Bota

Publikohet VIDEO: Momenti kur avioni i nisur në Xhakarta humbet lartësinë, për 1 minutë bie nga 10 mijë metra në 250m

Shkruar nga Newsbomb
Itenerari qe ndoqi avioni kur u zhduk

62 persona dyshohet se ishin në bordin e avionit Sriwijaya Air, i cili u zhduk nga radarët vetëm 4 minuta pasi u ngrit në fluturim, nga kryeqyteti i Indonezisë Xhakarta. Ekipete kërkim-shpëtimit kanë gjetur mbetjet e avionit në det.

Avioni i modelit Boeing 737-500 u nis nga Xhakarta për në Pontianak, por vetëm 4 minuta pas nisjes nuk kishte asnjë shenjë prej tij. Në bord ishin 56 pasagjerë, përfshirë 10 fëmijë, tha një zyrtar i agjencisë kombëtare të kërkim-shpëtimit. Sipas mediave lokale në bord ishin dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në njoftimin e tij në Twitter se Fluturimi SJ182 "humbi më shumë se 10,000 metra lartësi në më pak se një minutë, rreth 4 minuta pas nisjes nga Xhakarta". Këto pamje newsbomb.al i sjell më poshtë me video.

Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione më të hollësishme në lidhje me fluturimin përpara se të bëjë një deklaratë më të plotë. Surachman, një zyrtar i qeverisë lokale, i tha Kompas TV se peshkatarët gjetën disa mbetje të avionit.

"Gjetëm disa kabllo, një copë xhinse dhe copa metali mbi ujë," tha Zulkifli, një zyrtar i sigurisë, për CNNIndonesia.com. Nurhasan, një peshkatar në zonën e njohur si Thousand Islands, i tha medias lokale se ai dhe ekuipazhi i tij kishin gjetur disa copa metali, por nuk e dinë nëse janë të avionit të zhdukur.

Sondazh

Poll