Hapësire reklamuese

Bota

Publikohet video e re e masakrës në Etiopi, ushtarët vrasin njerëzit pa “iu dridhur qerpiku”, reagon kryeministri: Postimet e mediave sociale nuk mund të merren si prova

Shkruar nga Newsbomb
Publikohet video e re e masakrës në Etiopi, ushtarët vrasin

Trupa të kompozuar të shtrirë në tokë dhe disa karta indetiteti gjysmë të djegura, kjo është gjithçka që ka mbetur nga masakra e janarit të 2021 afër Mahibere Dego. 

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se fshatarët e asaj zone  zbuluan trupat e të dashurve të tyre gjashtë muaj pasi forcat ushtarake etiopiane i rrëmbyen dhe më pas i vranë ata.

Gjatë një hetimi të zhvilluar nga CNN në prill të 2021, në bashkëpunim me Amnesty International, ekzaminuan videon e masakrës së janarit dhe përdorën teknikat e vendodhjes për të verifikuar videon, ku dhe më pas zbuluan se të paktën 11 persona të paarmatosur u ekzekutuan dhe 39 të tjerë u zhdukën.

Kjo video ishte filmuar nga një telefon celular nga një ushtar i ushtrisë etiopiane. Në videon e publikuar shihet qartë momenti i ekzekutimit të disa burrave të paarmatosur, teksa ushtarët bërtasin dhe qeshin.

Këto pamje menjëherë u shpërndanë dhe bënë xhiron në të gjithë rrjetin, mirëpo zyra e Kryeministrit etiopian hodhi poshtë të gjitha hetimet dhe gjetjet e CNN duke thënë se: Postimet dhe pretendimet e mediave sociale nuk mund të merren si prova.

Gjashtë muaj pas sulmit, dy persona në Mahibere Dego thanë për CNN  se kishin gjetur kartat e indetifikimit të 36 personave që u vranë, mirëpo 37 persona të tjerë mbeten ende të zhdukur, duke treguar kështu që numri i masakrës mund  të ketë qenë dyfish më i lartë se sa u raportua në fillim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu