Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikohet VIDEO e PLOTË: Ja si u organizua ekzekutimi i Ardian Nikulajt, anglezi vizitoi hotelin e tij më 11 prill

Shkruar nga Newsbomb
Publikohet VIDEO e PLOTË: Ja si u organizua ekzekutimi i Ardian

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj pak ditë më parë  në ambientet e lokaliit të tij në  Shëngjin.

Në videon e publikuar pak më parë nga Hoxha, thuhet  se një nga autorët, një shtetas anglez ka qenë më 11 prill pikërisht në hotelin e Nikulajt.

Mesa duket bashkëpunëtori ka dashur që të bëjë një vëzhgim të territorit para se të ndodhte krimi. Më pas në pamje shihet sesi ekzekutori, ditën e vrasjes është fshehur pranë lokalit ku ndodhej shënjestra, duke pritur momentin për ta qëlluar.

“Si u ekzekutua Ardian Nikulaj me 19 prill 2023 nga nje skuader vrasesish profesioniste te ardhur nga Mbreteria e Bashkuar.Në video jane momentet para dhe gjate atentatit nga killeri afro-europian me pasaporte portugeze, si dhe vizita e pare e bashkepunetorit anglez në hotelin e Nikulajt me 11 prill 2023….”, shkruan Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese