Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Publikohet video e plotë e Durim Bamit në Prokurori, e quan “çështjen Doshi” inskenim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3c8012d979fd86e6ac2021c056c08a14

Durim Bami, personi që akuzohet nga deputeti Tom Doshi se kishte marr urdhër për të kryer atentat ndaj tij, në takimin që ka zhvilluar me të vëllanë në ambientet e Prokurorisë e ka konsideruar këtë ngjarje si të inskenuar nga ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Newsbomb.al publikon të plotë videon e regjistruar mes Durim Bamit dhe vëllait të tij, ku Bami dëgjohet qartë të thotë se ishte paguar nga Doshi për të xhiruar një video ku ai pranonte se kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar vrasjen e deputetit. Ndonëse Bami e thekson dy herë gjatë videos këtë gjë, nuk dihet nëse është tërësisht i sinqert në atë se çka deklaron, pasi ai ishte i vetëdijshëm se salla ku ndodhej monitorohej me kamera.

Që në hryje të videos shihet Bami që i thotë të vëllait që të mos flas pasi vendi ku ndodhen është nënpërgjim. Më pas ngrihet dhe i thotë diçka në vesh vëllait, e fill pas kësaj nis të rrëfehet për ngjarjen.

Nga video kuptohet se edhe vëllai i Durim Bamit, ka njohje me deputetin Tom Doshi. Bami pranon në video se nuk ka dijeni se përse Doshi e ka sajuar këtë ngjarje, ndërsa mendon se e gjitha mund të jetë çështje parash.

Lexo edhe: Publikohet video e plotë e Durim Bamit në Prokurori, e quan “çështjen Doshi” inskenim

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img