Luiz Ejlli është padyshim kryefjalë e çdo media rozë në vendin tonë. Jo vetëm për historinë e dashurisë së krijuar me Kiara Titon, por edhe për karakterin e treguar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Jeta e këngëtarit shkodran ka ndryshuar rrënjësisht pas daljes nga ky format televiziv që arriti ta fitonte. Ai nuk mori vetëm 100 mijë eurot e çmimit të madh, por rrëmbeu edhe zemrat e gjithë shqiptarëve.
Së fundmi, Luizi është bërë pjesë e një projekti kinomatografik. Së bashku me Olta Gixharin janë aktorët kryesorë të filmit "Në kuadër të dashurisë". Në rrjetet sociale është publikuar një sekuencë ku shihet pikërisht këngëtari, sërish në qendër të vëmendjes.
I ulur në një tryezë, ai detyrohet të ngrihet nga tryeza për të kënduar. Zëri brilant dhe pasioni për këngën, janë ato që elektrizojnë të pranishmit që pas çdo sekuence e duartrokasin. Për më shumë iu ftojmë të shihni videon e mëposhtme.
Screen Recording 2023-07-01 at 11.23.33 PM