Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Publikohet video e konfliktit midis simpatizantëve PS-PD në fushatën e Grida Dumës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d6be9accbc4ffbba0c967349a14b4a57

Një incident ka ndodhur ditën e premte në Shkozet të Durrësit ku simpatizantë të PS-së dhe PD-së janë konfrontuar fizikisht me njëri tjetrin. Sipas PD-së, kanë qenë simpatizantët e PS-së shkaktarë të incidentit, pasi janë munduar të pengojnë aktivitetin elektoral të kandidates demokrate Grida Dumës.

Nga zyra e shtypit të kandidates shprehen se, dy automjete me flamuj të PS-së e kanë penguar Dumën në takimet që kishte me banorët e zonës, në lagjen 14 në Shkozet. Drejtuesit e makinave kanë provokuar duke u rënë borive pa pushim dhe duke xhiruar gomat e më pas janë konfrontuar fizikisht me mbështetësit e kandidates demokrate. Është dashur ndërhyrja e Policisë për të normalizuar situatën në Shkozet.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është distancuar nga këto ngjarje, madje ka akuzuar PD-së se ka inskenuar për qëllim politike këtë incident.

Më shumë

spot_img
spot_img