Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Publikohet video e kërcënimit të dëshmitarit të CEZ në prani të RENEA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në News 24 videon, ku ai pretendon se shihet qartë kërcënimi i dëshmitarit të skandalit të CEZ, Elvis Mataj nga juristi i OSHEE, Rezart Ruço.

Në videon e xhiruar nga kamerat e lokalit ku zhvillohet ngjarja, shihen Mataj dhe Ruço të ulur në tavolinë, ndërsa më tej janë të ulur dy efektivë të RENEA-s, të veshur civil. Takimi ka ndodhur më datë 11 shtator të këtij viti në orën 14:34. 

Juristi Ruço lëviz disa herë nga tavolina ku edhe ndodhej dëshimtari, për të larguar celularët. Madje ai i ka kërkuar Matajt që të hiqte nga tavolina edhe celularin e tij, por ky i fundit ka refuzuar, duke u shprehur se takimi nuk po përgjohej.

Gjithsesi, takimi ka zgjatur shumë pak, pasi siç shprehet Hoxha, juristi Ruço kishte frikë nga një përgjim i mundshëm i bisedës.

Gazetari Hoxha ka thënë se Elvis Mataj është duke u kërcënuar nga krerët më të lartë të shtetit.

“Janë disa dëshmi, dhe mes tyre ajo e ish-drejtorit të CEZ. Pas ka dhënë dëshminë në favor të shtetit shqiptar, ky dëshmitar është marrë në mbrojtje, pasi është kërcënuar, gjurmuar dhe ndjekur në vazhdimësi. Synonin që t’i bënin presion që ai të dëshmonte në favor të DIA-s. Efektivët e forcave RENEA e kanë mbrojtur me përkushtim. Është identifikuar ky person, i është publikuar emri, fotot, bizneset, janë hedhur akuza të rreme për ta trysnuar dhe për ta trembur. Edhe gjatë 24 orëve të fundit. Ai është zgjedhur si kokë turku në mënyrë që konflikti politik që tashmë është zgjeruar, të bëjë që ky njeri të heshtë. Dëshmia e tij tashmë është dhënë në Vjenë, dhe deklarime të tjera të tij, u janë vënë në dispozicion diplomatëve të huaj, të cilët janë treguar të gatshëm të garantojnë paprekshmërinë e këtij personi, dhe ndjekjen e çështjes”, ka thënë Hoxha.

Në studion e News24, në rubrikën “Opinion” ka ndërhyrë edhe përgjegjësi i OSHEE, Romeo Kara, përgjegjës për çështjen në arbitrazh, i cili ka mohuar pretendimet e gazetarit Hoxha, se dëshmitari Elvis Mataj është kërcënuar nga juristi Rezart Ruço.

Kara ka shpjeguar edhe largimin e telefonit nga Ruço, duke thënë se ka qenë vetë Mataj ai që ka dyshuar tek juristi se mo sky i fundit kishte përgjues.

“Dëshmitari i tha që ti ke çimkë me vetë, ndërsa Ruço u përgjij se nuk merret me çimka, gjithsesi ka pranuar të largojë celularët. Mataj ka qenë bashkëpunëtor i afërt me ne dhe prandaj takimi është zhvilluar në lokal. Nuk është e vërtetë që ai nuk disponon materiale, por dëshmia e tij nuk është dhënë në Vjenë. Ruço e ka pyetur dëshmitarin se çfarë dokumenti tjetër ka publikuar, në mënyrë që ne të përgatiteshim”, ka thënë Kara.

I pyetur se përse kanë nisur mosmarrëveshjet me Matajn, përgjegjësi i OSHEE ka deklaruar se gjithçka ka nisur pas hapjes së gjyqit ndaj gruas së tij, por nuk ka dhënë më shumë detaje në bashëshortja e Matajt ka lidhje me skandalin e CEZ.

“Mosmarrëveshjet kanë nisur pasi Mataj na ka kërkuar që të ndikojmë në gjyqin e hapur ndaj gruas së tij, por ne nuk e morëm përsipër. Bashkëshorten e tij e akuzojnë për një punë tvsh-je dhe nuk kam shumë informacione për këtë, por Elvisi është i shqetësuar”, u shpreh Kara.

Lexo edhe: Fevziu flet për Newsbomb: Dritan Prifti rrëfehet sot në studion time për skandalin e CEZ

Më shumë

spot_img
spot_img