Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Publikohet tjetër fotografi e Vis Martinajt nga skafi, në dorë mban orën mijëra euro

Shkruar nga Newsbomb
Publikohet tjetër fotografi e Vis Martinajt nga skafi, në dorë

Teksa është bërë një vit nga zhdukja e Ervis Martinaj,  “Ora News” ka sjellë të tjera foto të një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia në Shqipëri.

Pas videos së publikuar ditën e djeshme ku Martinaj shihej teksa lahej në Lagunën e Patokut në Laç, një tjetër foto e njeriut që ndryshe njihet edhe si “mbreti” i lojërave të fatit është bërë publike.

Në foton në fjalë Martinaj shihet teksa qëndron i ulur në një skaf, me rroba banjoje dhe i mbuluar me peshqir. Ndërkohë, në dorë ai mban orën luksoze, e cila nga forma duket që është një Hublot dhe kap shifrën 45 mijë euro. Kjo markë karakterizohet për konturet e veçanta ovale dhe katrore.

“Mbreti” i kumarit duket se është kujdesur deri në detaj për orën që mban në dorë, pasi ka zgjedhur një model Unico King, ashtu siç në shqip njihej Ervis Martinaj.

Kujtojmë se, edhe luani që mbante në hotelin e tij në Laç, Martinaj e kishte pagëzuar me emrin King Simba. Zgjedhjet e tij tregojnë se sa detajist ka qenë “mbreti” i kumarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese