Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Publikohet studimi: Nasa zbulon 219 planete të rinj

spot_img

Lajme të ngjashëm

219 planete të reja janë zbuluar nga NASA gjatë një studimi. 10 prej tyre janë në kushte të duhura për të ofruar zhvillim normal të jetës pasi kanë ujë në gjendje të lëngshme.

NASA ka njoftuar zbulimin e 219 planeteve të reja jashtë sistemit diellor. 10 prej tyre janë të mëdhenj aq sa toka dhe janë të vendosur në një zonë të banueshme, pra kanë distancën e duhur nga yjet e tyre që u mundëson të kenë ujë të lëngshëm në sipërfaqe. Me të dhënat e reja të mbledhura nga teleskopi I hapësirës Kepler, numri total I planeteve ka shkuar në 2335.

Falë të dhënave të Kepler, një grup kërkimi ka mundur që të masë me precision mijëra planete, duke zbuluar dy tipologji kryesore: planetet me madhësi sa toka ishin shkëmborë, ndërsa ata më të vegjël se Neptuni ishin me të mbushura me gazra të ndryshëm.

“Na pëlqen të mendojmë se ky studim I klasifimit të planeteve është si ai I biologëve që identifikojnë lloje të reja të kafshëve”, thotë studjuesi Benxhamin Fulton.

Zbulimi I këtyre dy tipologjive konsiderohet I rëndësishëm për shkencëtarët që punojnë për zbulimin e vendeve ku mund të zhvillohet normalisht jeta humane jashtë planetit tokë.//abcnews//

Më shumë

spot_img