Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Publikohet relacioni i SHISH, DSIK fshehu të dhënat për gjyqtarin Ardian Hajdari (Si luante rolin e sekserit për 2 mijë euro)

Shkruar nga Newsbomb

Publikohet relacioni i Shërbimit Informativ Shtetëror për gjyqtarin Ardian Hajdari, raporton newsbomb.al.

Relacioni që mban datën 22 dhjetor 2006, firmosur nga ish-kreu i SHISH Bahri Shaqiri njofton Presidentin e asokohe, Alfred Moisiu për dyshimet dhe informacionet që ky institucion kishte lidhur me aferat korruptive të gjyqtarëve të ndryshëm mes të cilëve edhe një gjyqtar në Shkodër i cili bashkëpunonte në afera korruptive me Ardian Hajdarin.

Këtë informacion sensitiv e publikon nga përtej oqeanit gazetari Flamur Vezaj i cili thotë se drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar fshehu të dhënat për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëëm të Apelimit Ardian Hajdari i cili më herët ka punuar si avokat e luante rolin e sekserit.

“Në atë kohë SHISH rendit se gjyqtari në bashkëpunim me avokatin HAJDARI me cilësinë e ndërmjetesit (sekserit) përfiton nga 1500 deri 2000 euro për rastet ku personat kërkonin të rrisin moshën për të përfituar pensionin nga shteti! Pra që në atë kohë SHISH kishte informacion dhe të dhëna për aferat e mundshme korruptive te avokatit HAJDARI i cili cuditërisht kaloi me suksese Vetingun pasi DSIK-ja pranë qeverisë e nxori të pastër! Si mund të kalojë vetingun një individ i tillë me gjithë këto informacione dhe të emërohet në detyrën që të shkarkojë gjyqtarë e prokurore vetëm pse kanë të aferm të dënuar apo njohje me ndonjë persona me precedent penale!!! Me informacione të këtij modeli (si rasti në shkresa) janë shkarkuar disa prokurorë e gjyqtare nga Vetingu por qe per anëtarin e KPA-se nuk vlen i njëjtin STANDART!!

A thua kishin dijeni per kete shkrese OMN-ja apo DSIK-ja e SHISH-i te cilet e kanë fshehur gjatë gares se konkurimit! Por jo vetem kaq, por ky gjyqtare është emruar në atë post edhe me shkelje te tjera të denoncuara nga ish-prokurorja Sevdari, si kushti i përvojes si juriste apo mesataren e shkolles te cilen nuk e ka 8 (sipas ligjit) por 6.44! Ja pra kush i bënë vetingun gjyqtareve e prokurorëve, njeri qe dyshohet per afera korruptive, nje tjeter I.K. i dënuar shkallën e parë dhe me pas prokuroria (pazare) i tërheq ceshtjen, nje tjetër vellezerit me precedent penalë e me mashtrime duke shit pronat nga dy-tre herë, nje anëtar tjetër nuk justifikon pronat dhe apartamentet, një tjeter ka falsifikuar të dhenat etj etj!”, shkruan gazetari Vezaj ndërsa përmbyll ironikisht: “Ta gëzojmë reformën e të na rrojë arkiva”. / newsbomb.al

82128313_10157602231499457_6849531092525907968_n.jpg

82640883_10157602231494457_5711677638863486976_n.jpg

81955207_10157602231564457_1336456469461073920_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll