Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Publikohet raporti i OKB-së, shkencëtarët japin alarmin: Njerëzit po shkatërrojnë klimën, gjatë viteve në vijim temperatura do të rritet me mbi 1.5 gradë Celsius

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkencëtarët e shqetësuar kanë bërë me dije se aktiviteti njerëzor është duke ndryshuar klimën e Tokës në mënyrë të “pa kthyeshme”.

Sipas tyre, brenda dy dekadave të ardhshme, temperaturat do të rriten me më shumë se 1.5 gradë Celsius, duke shkelur kështu ambicjen e marrëveshjes së klimës në Paris të vitit 2015 dhe duke sjellë në vijim shkatërrime dhe mot ekstrem.

Vetëm reduktimet e shpejta dhe drastike të gazrave serë në këtë dekadë mund të parandalojnë një shkatërrim të tillë të klimës.

OKB ditën e hënë publikoi raportin e gjashtë nga viti 1998, të cilin kishin tetë vite që e përgatisnin, ku kanë analizuar me detaje punën e qindra ekspertëve dhe studime mbi këtë ndryshim që klima po pëson së fundmi.

Sipas tyre duke parë ndryshimin e klimës, ngritjen e nivelit të detit, shkrirjen e akujve dhe akullnajave, valët e të nxehtit, përmbytjet dhe thatësirat ka ardhur momenti që të shqetësohemi.

Udhëheqësit botërorë thanë se këto gjetje duhet të detyrojnë masa të reja politike, si një çështje urgjente, për të zhvendosur ekonominë globale në një bazë të ulët të karbonit.

Sekretari i përgjithshëm i OKBS-së, Antonio Guterres paralajmëroi se: Ky raport është një kod i kuq për njerëzimin, këmbanat e alarmit janë shurdhuese dhe provat janë të pakundërshtueshme. Emetiemt e gazrave serë nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe shpyllëzimi po mbytin planetin tonë dhe po vënë miliarda njerëz në rrezik.

Ai gjithashtu u bëri thirrje për dhënien fund të unzinave të reja të qymyrit dhe zhvillimit të karburanteve fosile, dhe që qeveritë, investitorët dhe bizneset të bëjnë maksimumin për një të ardhme me karbon të ulët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img