Hapësire reklamuese

Politikë

Publikohet PASURIA e Petrit Vasilit, si u 10-fishua që nga viti 2003, ka pasur Benz 190 dhe shtëpi 55 m2

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vasili

Petrit Vasili u zgjodh ministër i Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në shkurt 2017 dhe e ushtroi funksionin për disa muaj –deri në prishjen e koalicionit PS-LSI.

Vasili pasoi në këtë post dy përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naçon dhe Ylli Manjanin.

Petrit Vasili është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë si dhe ka kryer studimet pasuniversitare në “Instituto Superiore di Sanita” në Romë. Ai ka punuar në disa institucione të shëndetësisë si Instituti i Higjienës dhe Instituti i Shëndetit Publik, përpara se të përfshihej aktivisht në politikë.

Petrit Vasili është një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur postet e Sekretarit të Përgjithshëm, zv.kryetarit dhe kryetarit. Gjatë qeverisjes së koalicionit PD-LSI, Vasili ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në vitet 2009-2012.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për anëtarët e Këshillit të Ministrave për vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri Petrit Vasili nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Petrit-Vasili-skeda-e-pasurise.jpg

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2004, Petrit Vasili deklaronte pasuri me vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me 10 herë, duke kapur vlerën e 15.8 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, z.Vasili zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 11.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh si dhe kursime të akumuluara në cash prej 1.6 milionë lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 51.2 milionë lekë, nga të cilat 74% burojnë nga paga e Z.Vasili dhe 22% nga shitja e një apartamenti banimi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet me një apartament të dhuruar nga nëna si dhe shitjen e një automjeti me vlerë më të lartë sesa çmimi i blerjes.

Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës, Z.Vasili deklaroi një apartament me sipërfaqe 54 m2 të dhuruar nga nëna. Në vitin 2009, ai deklaron se është në proces legalizimi një shtesë mbi apartamentin me sipërfaqe 35 m2, por nuk deklaron të dhëna sesa kanë qenë kostot e ndërtimit të shtesës apo shpenzime të tjera lidhur me të.

Apartamenti shitet në vitin 2017 me vlerë 85 mijë euro dhe shuma përdoret si burim për blerjen e një apartamenti tjetër me të njëjtin çmim.

Në vitin 2009, Z.Vasili deklaron një automjet “Benz” të prodhuar në vitin 1984 me çmim 200 mijë lekë, të cilin e shet në vitin 2011 me çmim 500 mijë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata Pas Largimit nga Funksioni 2013

Deklarata Para  Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

BIRN

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.