Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Publikohet LISTA surprizë e kandidatëve për deputetë të PD në Fier, mungojnë 2 ish-ministrat e njohur (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

8a350ca6930aa48fff5c929c7dbcb588

Nesër në orën 10:00 deri në 18:00 anëtarët e Partisë Demokratike Dega Fier, do të zgjedhin kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Për 16 mandate që ka qarku Fier në garën brenda selisë blu do të jenë 22 emra.

Në listë, vihet re mungesa e dy emrave të njohur të PD-së, siç është ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili është tejet aktiv si në media audiovizive dhe ato siclae, si dhe ish-ministri Genc Pollo.

Kjo lënie jashtë listës së Fierit nuk do të thotë domosdoshmërisht përjashtim, pasi mund të ndodhë si në rastin e ish-deputetit vlonjat Agron Shehaj, i cili u “largua” nga vendlindja për të garuar në Tiranë apo dhe rasti i Nokës i cili nga Kukësi do vendoset në kryeqytet.

Priten surpriza se në cilat degë do të jenë si Alibeaj dhe Pollo, ky i fundit me merita të madha në PD, pasi ka marrë pjesë në themelimin e saj.

Njoftimi i PD Dega Fier

Neser dt. 08. 10. 2020. Nga ora 10:00 deri ne oren 18:00, ftohen te gjithe antaret e PD Dega Fier, prane zyrave te saj, me parimin nje antare nje vote, per te konfirmuar kandidatet per deputet.

Menyra e votimit:

Vendos shenjen X te kuadrati perbri emrit te kandidatit qe nuk deshironi te jet perfaqsuesi juaj. Pra nuk jeni dakorte me te.

Keni te drejte te kontestoni deri ne 4 kandidate.

Ose vendos X ne kuadratin ne fund te fletes se votimit, per ti votuar ne bllok te gjithe kandidatet.

Suksese Partise Demokratike te Shqiperise.

Suksese PD Dega Fier.

22.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img