Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikohet emri i kompanisë së vetme për identifikimin elektronik të zgjedhësve, të gjitha firmat e tjera u tërhoqën, zbulohet lidhja që ka me Partinë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb

Kompania e vetme që ka mbetur në garë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme është “Smartmatic”.

Një ditë më parë u informua se të gjitha kompanitë e tjera janë tërhequr nga gara, ose nuk kishin dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Kjo është një kompani britanike dhe vitin e kaluar ka realizuar edhe sistemin për zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste.

Informacioni nga KQZ:

Përditësim informacioni lidhur me procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor”.

Në procedurën prokurues me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor” operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23  USD pa TVSH.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania  për demonstrim.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.