Kryeministri Edi Rama publikon të plotë draftin e paktit për Universitetin, që parashikon realizimin e një sërë pikave, të kërkuara nga studentët por edhe disa të tjera shtesë.
Disa nga premtimet e draftit janë rritja e buxhetit për arsimin, pajisja me kartë studentore brenda vitit, përgjysmimi i tarifave për ciklin e parë të studimeve, rikonstruksion të konvikteve dhe ndërtimin e librarive si dhe rritja në 50% e peshës së votës së studentëve për zgjedhjen e rektorëve e dekanëve.
“Drafti i PAKTIT PER UNIVERSITETIN u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini, si një ftesë për një Dialog gjithëpërfshirës, me pedagogë, studentë e drejtues të Universitetit
Ky draft, që e gjeni më poshtë dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve
Në këtë draft mund të gjeni edhe rrugët e adresimit të 8 pikave dhe afatet e përmbushjes së tyre”, shkruan Rama në Facebook.
Më poshtë drafti i plotë: