Hapësire reklamuese

Rajoni

Publikohet dokumenti nga ARKIVAT: 3 medaljet e arit të Kosovës nuk janë rastësi, i kushtuan rëndësi sportit që në 1944

Shkruar nga Newsbomb

Medaljet e arit të fituara në xhudo nga dy sportistet kosovare Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë sot tema e diskutimit në gjithë Kombin Shqiptar, në kuadër të Lojerave Olimpike që po zhvillohen në Tokio.

Përfshirë këtu dhe medaljen e arit që ka fituar Majlinda Kelmendi në Rio 2016, Kosova ka kështu 3 medalje të arta në sportin e xhudos.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka nxjerrë një dokument ku shihet se aktiviteti i parë sportiv pëe rininë shkollore në Kosovë që nisur qysh në vitin 1944 dhe që atëherë i është kushtuar një rëndësi e veçantë.  

Postimi i DPA

Medaljet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës kanë histori 77 vjeçare. Urime Kosovë!

Aktiviteti i parë sportiv për rininë shkollore të qytetit historik të Pejës u zhvillua më 2 korrik 1944, sipas dokumenteve të AQSH. Pas këtij, shumë të tjerë u bënë deri sa Peja dhe Gjakova prodhuan tri medalistet e arta olimpike shqiptare: Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën në këtë olimpiadë dhe Majlinda Kelmendin para katër vitesh!

Duhet thënë se edhe trajneri i vajzave kosovare që kanë shkëlqyer në xhudo, është një Kampion që nuk mundi ta çojë deri në fund ëndrrën e tij, por e përçoi mes Kelmendit, Krasniqit dhe Gjakovës. Ëndrra olimpike e Driton Kukës, u ndërpre në vitin 1991, kur ai ishte vetëm 19 vjeç. Por kjo gjë nuk e ndaloi atë të bëjë realitet ëndrrën e gjithë Kosovës.

Driton Kuka

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu