Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
71 %
2.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Publikohen shifrat: Katër pacientë në intubim dhe 8 në terapi intensive, por numri i infektimeve me Covid mbetet i ulët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre pacientë të prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit në vendin tonë janë regjistruar 42 raste të reja me virusin Sars-Cov-2, nga 2707 testime të kryera.

Shifrat e plota:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korccë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë,  Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Maj 2021)

Raste të reja ditore         42

Të shëruar në 24 orë      1,011

Të shtruar në spitale      88

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,707

Testime totale            665,935

Raste pozitive             131,845

Raste të shëruara        120,072

Raste Aktive                  9,350

Humbje jete                  2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  7685

Shkodër278

Fier     224

Korçë           216

Gjirokastër 212

Durrës146

Vlorë    160

Elbasan  126

Lezhë   101

Berat    87

Dibër   63

Kukës    52

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img