Publikohen shifrat e fundit në Kosovë, 12 raste të reja me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 21:20 29-05-2020 Publikohen shifrat e fundit në Kosovë, 12 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë u regjistruan të premten 12 raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se ka testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1,064, ndërsa i të shëruarve në 829. Tridhjetë pacientë të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093162059783936
array(1) { ["section"]=> string(73) "publikohen-shifrat-e-fundit-ne-kosove-12-raste-te-reja-me-covid-19-208338" }