Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Publikohen shifrat: 138 raste të reja me koronavirus në vendin tonë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbetet i ulët numri i rasteve të reja të infektimeve me koronavirus në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 138 të tilla.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i të shëruarve është 442. Fatkeqësisht 2 pacientë, 71 dhe 75-vjeç, nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

SHIFRAT E PLOTA:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore        138

Të shëruar në 24 orë     442

Të shtruar në spitale      175

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                2480

Testime totale            607,688

Raste pozitive             129,594

Raste të shëruara        101,584

Raste Aktive                 25,668

Humbje jete                  2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18531

Fier        2216

Durrës  1088

Shkodër               915

Gjirokastër 913

Korçë   673

Vlorë                     452

Dibër    322

Kukës                    287

Elbasan                 200

Berat    53

Lezhë                    18

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img