Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Publikohen pamjet: Momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni i ndërtimit

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme pamjet e kameras së sigurisë brenda një lokali te “Kodra e Diellit” në Tiranë, në të cilat shfaqet ish-shefi i RENEAS duke marrë mijëra euro nga një person tjetër. Altin Morina është arrestuar dhe ndodhet në qeli.

Siç shihet nga pamjet e transmetuara në “Opinion”, rreth një orë para se të arrestohej ish-shefi i RENEAS u takua me biznesmenin e ndërtimit në një lokal dhe mori paratë. Madje, më vonë në tavolinë shkojnë dhe familjarët e biznesmenit.

“Ky regjistrim është bërë vetëm një orë përpara arrestimit, diku në zonën e Tiranës së Re. Ky është biznesmeni Gentian Gjoka dhe kutia e bardhë që ai solli kur erdhi në tavolinë janë 113 mijë euro.

Pak më vonë, kamarieri ka shkuar në një market dhe ka marr një qese. Këtu ka ardhur djali i biznesmenit dhe më pas ka ardhur dhe bashkëshortja”, tha Hoxha duke shpjeguar videon.

“Ka një akt noterial që e ka lëshuar i biri i biznesmenit dhe i thotë që kam dhe një statement të bankës, por kjo duhet verifikuar”, vijoi gazetari.

Më shumë