Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Publikohen pamjet e grabitjes së supermarketit në Lezhë, 5 persona me armë shtrinë në tokë punonjësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë publikuar pamjet e grabitjes të një supermarketi në superstradën Lezhë-Laç mbrëmjen e së premtes. Në pamjet e siguruara nga Channel One duke qartë sesi 5 persona, të maskuar dhe të veshur me uniformën e FNSH kanë hyrë në supermarket.

5 “policët” grabitës kanë hyrë fillimisht në parkingun e supermarketit me drita të fikura, më pas kanë zbritur dhe i janë drejtuar supermarketit.

Ora shënon 18:50, të datës 15 janar, kur një prej grabitësve afrohet pranë marketit i cili ka shoqëruar një prej punonjësve të marketit, pas tij afrohen edhe 4 të tjerë.

Fillimisht, punonjësit e marketit i janë bindur, pasi kanë menduar se ka qenë një kontroll policor.

Në një hark kohor prej më pak se 1 minutë grabitësit janë gjendur në ambientet e brendshme të supermarketit, ku kanë kërcënuar punonjësit me armë, të cilët i kanë shtrirë përtokë.

Dy prej tyre, të armatosur rrinin në hyrje të marketit, ndërsa tre të tjerë u futën më në brendësi.

Brenda 3 minutave, grabitësit kanë kontrolluar gjithë supermarketin duke marrë xhiron ditore dhe 5 koli me cigare.

Në lidhje me ngjarjen policia e Lezhës shoqëroi 15 persona për t’i marrë në pyetje.

Më shumë


spot_img









spot_img