Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikohen notat e testit të Gjuhë-Letërsisë, në mbi 32 mijë maturantë vetëm 2 kanë marrë 10 absolute, shumica te 7 dhe 8

Shkruar nga Newsbomb

Sot janë publikuar rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për maturën 2020-2021 dhe për 32.684 maturantë që kanë testuar dijet e tyre.

Ngelësa janë 1911 ndërsa janë vetëm 2 që kanë marrë 10 absolute.

Nga nota 4 deri në 4.99 që përfshin edhe notën 5 janë 3560 maturantë. Nga nota 5 deri në 5.99 ku përfshihet dhe nota 6 janë 5951 maturantë.

Nga nota 6 deri në 6.99 ku përfshihet dhe nota 7 janë 6700 maturantë. Nga nota 7 deri në 7.99 ku përfshihet dhe nota 8 janë 6974 maturantë.

Nga nota 8 deri në 8.99 ku përfshihet dhe nota 9 janë 6222 maturantë. Nga nota 9 deri në 9.99 ku përfshihet dhe nota 10 janë 3277 maturanë.

Siç thamë dhe më sipër, vetëm dy kanë marrë 10 absolute. Fasha me numrin më të madh të maturantëve janë ata që janë vlerësuar nga nota 7 deri në 7.99.

Klikoni këtu për të parë rezultatet

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll