Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikohen FOTOT/ Shkëlzen Berisha dhe Flamur Noka në shoqërinë e klanit “Osmani”, një nga rrjetet më aktive të trafikut të KOKAINËS në Europë

Shkruar nga Newsbomb

Disa ditë më parë në një operacion ndërkombëtar në disa shtete të Europës, u arrestuan 45 persona, nga të cilët 30 shqiptarë, mes të cilëve edhe disa anëtarë të të ashtuquajturit “klani Osmani”.

Ky kaln ishte një nga rrjetet më aktiv në Europë që merrej me trafikimin e kokainës, duke importuar lëndën narkotike nga Amerika Latine, ndërsa më pas e shisnin me shumicë. Në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës.

Grupi i rrezikshëm kriminal i tipit mafioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitime të mëdha të paligjshme, duke përdorur emra të parë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi.

Ndërkohë, Gazeta Tema ka publikuar disa foto të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në shoqërinë e anëtarëve të klanit “Osmani” në vitin 2016 në Ritzi Restaurant Puerto Portals. Gjithashtu në shoqërinë e këtyre personave është fotografuar edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili ëhstë një nga personat më të afërt të Berishës pasi ish-kryeministri u përjashtua nga PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll