'Shembet pa u hapur Tuneli i Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit'.
Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe fotot e tunelit.
Me ironi ish-kryeministri shprehet se Rruga e Arbrit është rruga e PPP-ve të kryeministrit Edi Rama, ndërsa këtë e cilëson lajm të nxirë.
'Shembet pa u hapur Tuneli i Qaf Murrizit, Rruga e Arbrit apo i PPP te Edvinit! Miq, lajme vetem te nxira vijne nga narkoqeveria. Tuneli i Qaf Murrizit eshte shembur pa u hapur', shkruan ndër të tjera Berisha.