Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Publikohen emrat e biznesmenëve që u gjobitën nga Shullazi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë publikuar emrat e biznesmenëve që janë gjobitur nga Emiljano Shullazi dhe njerëzit e tij.

Ashtu siç ishte shkruar më parë, mes tyre bën pjesë edhe një administrator i prej kompanive më të mëdha të hidrokarbureve në Shqipëri dhe Lapsi.al shkruan se bëhet fjalë për Shefqet Kastratin e “Kastrati Group. Kastrati pavarësisht gjobës nuk ka bërë asnjë denoncim pranë organeve ligjzbatuese.

Dy biznesmenët e tjerë janë Ardian Bardhi dhe Xhevdet Troplini. Bardhi përshkruhet në dosjen e prokurorisë si pronar i disa lokaleve në Durrës, përfaqësues i kafes “Pascucci”.

Biznesmeni tjetër, Xhevdet Troplini përshkruhet si aksioner në Euromag. Kjo kompani e ka selinë në Durrës dhe merret kryesisht me tregtim, ambalazhim dhe magazinim.

Biznesmeni i katërt është Jani Zika, i cili siç dihet tashmë nuk pranoi të paguante, por u largua jashtë vendit, bashkë me familjen pas kërcënimeve të vazhdueshme.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

“Nje grup personash me rrëzikshmëri të lartë shoqërore, identifikuar më parë si përsona me precedent të ndryshëm kriminalë, disa prej tyre të dënuar dhe konkretisht, shtetasit, Emiliano Shullazi, Gilmando dani, Blerim Shullazi etj, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë, persona të cilët njihen si biznesmenë të njohur të vendit, dhe më konkretisht Poje Troplini (Xhevdet Troplini), aksioner në shoqërinë Euromag, me aktivitet në qytetin e Durrësit, shtetasin Ardian Bardhi, pronar I disa lokaleve në qytetin e Durrësit dhe përfaqësues i kafes “Pascuçi”, si dhe shtetasin Shefqet Kastrati, administrator i “Kastrati Group”. (Lapsi)

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img