Hapësire reklamuese

Aktualitet

Publikohen emrat e 424 kandidatëve fitues për hetues të BKH, detaje mbi testin e Arsyetimit Logjik

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit sot mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. 

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll