Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Publikimi i votave në njësinë numër 10, Celibashi: Rezultati mund të ishte shpallur më herët, 100% i sigurt; THIRRJE partive politike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm 13 orë pas mbylljes së procesit të votimit në Njëesinë numër 10 në Tiranë është publikuar rezultati i zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se ky rezultat mund të ishe shpallur më herët por duke qenë se ishte hera e parë e përdorimit të votimit elektronik në Shqipëri së bashku me Partitë politike u vendos që të bëhet publikimi në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm.

Celibashi shtoi se i gjithë procesi është 100% I sigurt dhe është ruajtur integriteti dhe fëshehtësia e plotë e votuesve.

“Në fakt kjo është një nga avantazhet e përdorura duhet të them që nga pikpamja teroike dhe praktike ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herët jo më shumë se 2 ore osë 3 nga mbyllja e procesit. Por menqësese ishte hera e parë që ne e përdorëm këtë lloj, secila prej palëve kishte meraqet e veta dhe u dakortësuam që që rezultatin ta shpallnim ditën e sotëm në orën 8:00.  Sistemi i votimit elektronik I aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e integritetit dhe fshehtësisë së votimit”, tha ai.

Sa i përket pezullimit të procesit të numërimit në disa qendra të vendin Celibashi u bëri thirrje partive që duhet të marrin masa dhe të kryejnë zvëndësimin e komisionerëve që janë të lodhur.

“Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ mbi mënyrën se si anëtarët po e zhvillojnë procesin e numërimit të fletëve të votimit. Rastet kur komisioneri u lodh do bëjë 1 orë pushim do bëjë 2 orë pushim unë besoj se janë tregues së mungesës së vullnetit për të përmbushur detyrimet ligjore për nxjerrjen e rezultatit. KQZ ka marrë përsipër që të trajtohen  numërues të tjerë.  Historitë me komisionerë të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund dhe ajo parti që i bën këto është diskredituese për partinë,” shtoi Celibashi

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img