Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Publikimi i të dhënave të databazës, Dhoma e Përmbaruesve: Çështje e Sigurisë Kombëtare, hakerat nga gjithë bota kanë në dorë të dhënat e shqiptarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, thotë se publikimi i të dhënave personale të mbi 910 mijë të Tiranës, është tashmë një çështje e sigurisë kombëtare pasi të dhënat e shqiptarëve janë në duart e hakerave nga gjithë bota.

“Kjo rrjedhje masive të dhënash personale është ÇSK (Çështje e Sigurisë Kombëtare) dhe ata që merren me sigurinë e këtij vendi, duhet të kuptojnë se kjo ka më rendësi se vetë zgjedhjet e datës 25.  Të dhënat exel janë aksesuar tashmë nga agjencitë e huaja që për synime dashakeqe mund t’i përdorin ato edhe kundër rendit kushtetues në Shqipëri”, shkruan Dhoma e Përmbaruesve.

“Zbulimi dhe pasja nga kushdo e të dhënave, që kanë lidhje me identitetin e punonjësve të policisë, prokurorëve, gjyqtarëve, përmbaruesve dhe familjarëve të tyre, pa përmendur ata që mund të punojnë në struktura më sensitive si shërbimet informative sekrete ose inteligjente financiare,  apo shërbimi ushtarak ose ata në tatime & dogana, i kthejnë individët e këtyre detyrave dhe profesioneve jetike për shtetin në shënjestra të lehta të krimit brenda dhe jashtë vendit.

Një telefonatë nga Guayaquil e Ekuadorit nuk do të jetë aspak e vështirë të bëhet kundër një individi ligjzbatues në Shqipëri, apo familjarëve të tij. Më e thjeshtë akoma do të ishte sikur kjo t’i bëhej një familjari të dëshmitarit apo bashkëpunëtorit të drejtësisë, për sa kohë identitetet, adresat dhe telefonat e të gjithëve kanë dalë në “link-un patronazhist.”

Shkrimi i plotë:

PATRONAZHISTI  DHE “LINKU EKSEL”   ÇSK 

Gjithmonë është konsideruar e pasjellshme që ta pyesësh femrën për moshën e saj. Për të gjitha vajzat, gratë dhe femrat kudo në botë, kjo pyetje konsiderohet njësoj e pakëndshme. Madje shumica bëhen shumë të ndjeshme kur dikush – një burrë apo një mashkull jua përmend moshën. 

Ky “sekret” femëror, nuk është më monopol i femrave shqiptare. Ato pa dëshirë, dolën pothuajse zhveshur, sepse në Shqipëri “patronazhisti” mendoi që ky është luks i panevojshëm për ato. 

(ÇSK) nuk është KÇK, por Çështje e Sigurisë Kombëtare pasi exel-i i famshëm i nxjerrë në pazarin digital, ka cenuar rëndë sigurinë e shtetit shqiptar dhe qytetarëve të vet. Rreziqet dhe mundësia e ardhjes së tyre nga jashtë dhe nga brenda është prej disa ditësh aktuale. Ata që merren me sigurinë kombëtare duhet të kuptojnë se të dhënat e çdo shqiptari përfshirë dhe patronazhistët, me një link-exeli të thjeshtë, sot janë në duart e çdo dashamirësi ose jo që mund të jetë shqiptar, shqiptar i natyralizuar, kinez, serb, grek apo pakistanez. 

Kjo rrjedhje masive të dhënash personale është ÇSK dhe ata që merren me sigurinë e këtij vendi, duhet të kuptojnë se kjo ka më rendësi se vetë zgjedhjet e datës 25.  Të dhënat exel janë aksesuar tashmë nga agjencitë e huaja që për synime dashakeqe mund t’i përdorin ato edhe kundër rendit kushtetues në Shqipëri.

Agjencitë e vendeve partnere natyrisht i kanë të dhënat tona dhe ato janë në duart të sigurta se ata i mbajnë, ruajnë dhe përpunojnë ato edhe për ne, më mirë se ne, në formën më të sigurt. Por, gjithfarëlloj kriminelësh, hakeresh, maskarenjsh vendas dhe ndërkombëtarë kanë sot, e gjithë këto ditë të dhënat tona. Kanë NID-et tona, ato që gjenerohen vetëm një herë. Minimalisht kanë  910 000 NID-e, por mund të kenë dhe 3.5 milionë. 

Amerika vuan dhe sot e kësaj dite nga vjedhjet e identitetit, ku hakera marrin kredi e hapin karta nëpër banka në emër të personave të tjerë dhe askush nuk bën dot asgjë. 

Ne u zhveshëm si popullatë me një “link” exel përballë rrezikut elektronik. 

Në një numër të madh faqesh në rrjetet sociale si, Instagram, Facebook dhe jo vetëm, gjenden dy forma të kontrollit të të dhënave personale të secilit prej nesh, në formën e aplikacionit, ku ti kërkon me emër e mbiemër, ose në formën e të dhënave si ato të “ekselit”, ku gjenden: “Nid-i, Emri, Mbiemri, Atësia, Datëlindja, Numri i telefonit, Vendlindja, Kompania/punësimi, Kodi i Banesës (që bashkë me qendrën e votimit dhe numrin e listës, të jep vendbanimin e saktë). 

Numri Unik i Identifikimit Kombëtar (NID) është “pin-i” që na dekonspiruan të gjithëve. Me numrin NID, kushdo mund të krijojë mundësi të logojë në E-Albania, në tatimet tona dhe të nxjerrë të dhënat/deklaratat individuale vjetore të të ardhurave për secilin individ dhe të shohë çdo të ardhur që kanë deklaruar individët, përfshirë dhe të ardhurat nga depozitat bankare. 

Portali e-Albania që është pika e vetme e kontaktit, që mundëson aksesin për aplikim në shërbimet elektronike online të ofruara nga administrata publike, sipas kategorive të ndryshme, mund të kthehet në “armikun” tonë të padukshëm. 

Qindra, mijëra shqiptarë të “Brezit të vjetër” apo emigrantët që nuk janë regjistruar asnjëherë në e-Albania mund të bien pre e mashtruesve që mund kërkojnë të kryejnë shërbime dhe të bëjnë aplikime në emër të tyre, duke u vjedhur identitetin dhe më pas duke e keqpërdorur atë, për qëllime nga më të ndryshmet. Qëllimet mund të jenë deri te shantazhet apo gjobvënia. 

Në e-Albania, me identitetet e dala në pazar mund të merren informacione mbi pasuritë e paluajtshme që ka dikush. Mund të kryhen pagesa elektronike. Mund të ndërhyhet dhe të keqpërdoren të dhëna lidhur me arsimin, familjen, punën dhe biznesin e dikujt. 

Këto të dhëna, bashkë me të dhënat që dolën nga “ekseli” si: Qendra e Votimit, Emigrant, ose “jo”, Preferenca politike, Censusi 1, Censusi 2, Bindja politike (i sigurt ose jo), komentet bashkë me emrin e patronazhistit komentues, po të kombinohen të gjitha bashkë bëhen një “bombë” në duart e kujtdo që kërkon të bëjë keq.

Ku? Kujt? 

Zbulimi dhe pasja nga kushdo e të dhënave, që kanë lidhje me identitetin e punonjësve të policisë, prokurorëve, gjyqtarëve, përmbaruesve dhe familjarëve të tyre, pa përmendur ata që mund të punojnë në struktura më sensitive si shërbimet informative sekrete ose inteligjente financiare,  apo shërbimi ushtarak ose ata në tatime & dogana, i kthejnë individët e këtyre detyrave dhe profesioneve jetike për shtetin në shënjestra të lehta të krimit brenda dhe jashtë vendit.

Një telefonatë nga Guayaquil e Ekuadorit nuk do të jetë aspak e vështirë të bëhet kundër një individi ligjzbatues në Shqipëri, apo familjarëve të tij. Më e thjeshtë akoma do të ishte sikur kjo t’i bëhej një familjari të dëshmitarit apo bashkëpunëtorit të drejtësisë, për sa kohë identitetet, adresat dhe telefonat e të gjithëve kanë dalë në “link-un patronazhist”. 

Link-u është edhe çështje zgjedhore, nëse një mendje e djallëzuar e ka nxjerrë qëllimisht për… t’i treguar të gjithë zgjedhësve që “çdo info përkatësie politike dihet”. Dhe një zgjedhës normal, me dinjitet dhe pa preferencë të deklaruar apo të deklaruar nga një patronazhist idiot, nuk do të donte që të rreshtohej para një qendre votimi me votë të deklaruar hapur, pavarësisht se nga “patronazhistët” do i jepej një fletë që do të shënohej dhe palosej mbyllur..! Ai mund të frenohej dhe mos votonte fare.

Neni 45 pika 4 e Kushtetues parashikon se: Vota është Vetjake e Barabartë e Lirë dhe e Fshehtë. Publikimi i të dhënave dhe Patronazhizmi publik janë premisa në cenimin e kësaj të drejte të garantuar nga Kushtetuta për çdo shtetas shqiptar. 

Pra, “patronazhisti” dhe “linku eksel” nuk është një çështje gallate, apo rivaliteti memesh e shprehjesh humoristike, që u kthye edhe në aplikacion https://adfrehasdgfh.ëeb.app/… por një çështje publike, kushtetuese dhe drejtësie bashkë dhe, sidomos çështje e sigurisë kombëtare (ÇSK).

 “Ekseli” i bërë publik ka vënë në rrezik serioz Sigurinë Kombëtare, ndaj të dhënat e linkut që cenojnë rendin publik nga përdorimin i pakontrolluar i tyre, duhet medoemos të marrin vëmendjen e gjithë shtetit sot, për të na mbrojtur të gjithëve, nesër.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img