Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Publikimi i të dhënave personale, flet patronazhisti i Sali Berishës: U befasova! Kam marrëdhënie shumë të mira me të, por…

spot_img

Lajme të ngjashëm

“E befasova, por e mora me sportivitet”, kështu është shprehur gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku, të cilit i doli emri si patronazhisti i ish kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të të dhënave personale.

I ftuar në emisionin “7pa5”, Baku theksoi se u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar një gjë absurde.

Ndër të tjera ai u shpreh se nxjerra e të dhënave është një shkelje e të drejtave të njeriut.

“E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike. Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike.

 Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet,” tha ai ndër të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img